Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda
Kryeministri çek Andrej Babis është vënë në qendër të kritikave nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk hezituan ta tallnin pasi njoftoi se kishte blerë një glob të shtrenjtë për të parë se ku… ndodhet Groenlanda. “E bleva këtë glob për 15,000 krona (617 euro), një glob i madh dhe i bukur, për të parë saktësisht se ku ndodhet Groenlanda”, u tha Babis gazetarëve kur u pyet se cili ishte qëndrimi i qeverisë së tij ndaj ambicieve të presidentit amerikan për këtë territor autonom danez. Të martën, miliarderi i vetëshpallur “Trumpist” shkoi edhe më tej, në një video që postoi në Facebook, në të cilën vlerësoi globin në krahasim me hartat “e sheshta” që ai pretendon se shtrembërojnë realitetin gjeografik. “Në këtë glob të bukur mund të shohim...
Burimi:
javanews.al