BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

Donald Trump ka deklaruar se do ta zbatojë “100%” kërcënimin për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës. Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment kur aleatët evropianë janë rreshtuar hapur në mbrojtje të sovranitetit të Groenlandës. Ministri i Jashtëm i Danimarkës theksoi se presidenti i SHBA-ve nuk mund të kërcënojë për të fituar pronësinë e territorit gjysmë-autonom danez. Ndërkohë, ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se e ardhmja e Groenlandës është çështje që u takon “vetëm groenlandezëve dhe danezëve”. Të hënën, Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës dhe këmbënguli se do të ecë përpara me tarifat e kërcënuara ndaj mallrave që hyjnë në SHBA nga Britania e...