BE zhbllokon mbi 16 miliardë euro për Hungarinë pas largimit të Orbán, Von der Leyen: Ndihet era e ndryshimit!

BE zhbllokon mbi 16 miliardë euro për Hungarinë pas largimit të Orbán, Von der Leyen: Ndihet era e ndryshimit!

Bashkimi Europian ka vendosur t’i zhbllokojë Hungarisë mbi 16 miliardë euro fonde të ngrira prej vitesh, duke shënuar një kthesë të fortë në raportet mes Brukselit dhe Budapestit pas largimit nga pushteti të Viktor Orbán. Lajmi u bë publik nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas takimit në Bruksel me kryeministrin e ri hungarez, Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet e prillit duke i dhënë fund dominimit shumëvjeçar të nacionalistit Viktor Orbán. “Mund të ndiejmë tashmë një erë të fortë ndryshimi në të gjithë Hungarinë. Në vetëm pak javë, janë ndërmarrë reforma që prej kohësh ishin të nevojshme”, deklaroi Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Fondet ishin ngrirë nga Bashkimi Europian për shkak të shqetësimeve mbi korrupsionin, pavarësinë e...