BE u bën thirrje 27 vendeve anëtare të ulin objektivat për rezervat e gazit

BE u bën thirrje 27 vendeve anëtare të ulin objektivat për rezervat e gazit

Me një krizë energjetike që po merr formë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evropian po përpiqet të lërë mënjanë disa rregulla për të përballuar emergjencën, me synimin për të shmangur rritjen e menjëhershme të çmimeve, si ajo që u pa në verën e vitit 2022. Në këtë kuadër mund të interpretohet edhe thirrja e fundit e Komisioni Evropian drejtuar shteteve anëtare: në vend që rezervat e gazit të mbushen në nivelin 90% për dimrin e ardhshëm, siç kërkohet zakonisht, propozohet që ky nivel të ulet në 80%, për të “siguruar stabilitet dhe për të qetësuar operatorët e tregut”. Fjala kyçe është “fleksibiliteti”, për t’iu përgjigjur kërkesës së familjeve dhe industrisë “në një moment kur oferta është e kufizuar”. Kjo thirrje, e...