BE shpalli organizatë terroriste “Gardën Revolucionare”, reagon Irani: Evropa po ndez zjarrin

BE shpalli organizatë terroriste “Gardën Revolucionare”, reagon Irani: Evropa po ndez zjarrin

Irani ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për të përfshirë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi këtë vendim si një “gabim të madh strategjik”. “Në një kohë kur disa vende po përpiqen të shmangin shpërthimin e një lufte të plotë në rajon, Evropa po ndez zjarrin”, shkroi Araghchi në një postim në platformën X. Edhe forcat e armatosura iraniane reaguan duke e cilësuar vendimin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian si të papërgjegjshëm dhe keqdashës. “Vendimi irracional i BE-së është marrë nën ndikimin e politikave të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA. Sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së arriti...