BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka akuzuar komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, pak ditë pasi Bashkimi Europian vendosi të pezullojë fondet për Beogradin për shkak të reformave të debatueshme në drejtësi. Gjatë një vizite në qytetin e Šidit, Vuçiç deklaroi se ka ndërprerë komunikimin me disa zyrtarë të huaj, për të cilët tha se “nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbis”. “E shihni që kam ndaluar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them më asnjë fjalë për të”, deklaroi ai I pyetur nëse si president duhet të mbajë komunikim me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Vuçiç u përgjigj me ironi, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij ndaj komisioneres europiane lidhet edhe me arsye personale. “Për çfarë duhet të...
Burimi:
javanews.al