BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, paralajmëroi nga Brukseli se vendet e rajonit druhen se konflikti i hapur i Teheranit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin mund të përshkallëzojë në luftë civile brenda Iranit. “Kur bisedojmë me vendet e rajonit, edhe ata janë të shqetësuar për luftëra civile brenda Iranit, për shkak të udhëheqjes së regjimit dhe asaj që po ndodh atje. Irani po eksporton luftën, duke u përpjekur ta zgjerojë atë në sa më shumë vende që të mundet për të mbjellë kaos”, tha Kaja Kallas – shefja e politikës së jashtme të BE-së. Përtej krizës politike, Brukseli po monitoron me alarm sigurinë detare. Kallas konfirmoi se asete detare europiane janë dërguar në rajon për të mbrojtur rrugët tregtare, veçanërisht...