BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, deklaroi se është ende shumë herët për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, duke theksuar se ato lidhen drejtpërdrejtë me shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi në Teheran. Duke folur në Berlin, ajo nënvizoi se çdo lehtësim i masave ndëshkuese kërkon ndryshim të thellë në sjelljen e autoriteteve iraniane. “Ne mendojmë se heqja e sanksioneve është shumë herët, sepse ka një arsye pse ato janë vendosur ndaj Iranit. Kjo lidhet me sjelljen e regjimit ndaj popullsisë së vet, me shtypjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave. Duhet të shohim një ndryshim thelbësor në Iran përpara se të flasim për heqjen e sanksioneve”, tha Von Der Leyen. Nga ana tjetët , kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi...