BE miraton ligjin “Gjadri”, pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm dhe dëbime jashtë vendeve të bllokut

BE miraton ligjin “Gjadri”, pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm dhe dëbime jashtë vendeve të bllokut

Ligjvënësit europianë votuan për ndëshkime më të ashpra ndaj emigrantëve dhe për deportimin e tyre në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë bllokut. Masat, të kritikuara nga grupet e të drejtave të njeriut, janë pjesë e shtrëngimit të rregullave të emigracionit në Europë, si përgjigje ndaj presionit në të gjithë bllokun për të frenuar migracionin. Parlamenti Europian miratoi paketën me mbështetjen e grupeve të qendrës së djathtë dhe të djathtës ekstreme, me 389 vota pro dhe 206 kundër. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e përshëndeti votimin si një “hap të rëndësishëm drejt bërjes më efektive të riatdhesimeve, forcimit të kontrollit kufitar dhe më në fund dhënies Europës një politike më të besueshme migracioni”. Italia ishte e para që ka hapur dy qendra për emigrantët në Shqipëri, në...