BE krah Trump për Iranin/ Kallas: Miratuam vendimin për të shpallur Gardën Revolucionare si organizatë terroriste
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim të rëndësishëm për të shtuar Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste, duke dërguar një mesazh të fuqishëm kundër represionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi lajmin përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se ky është një hap vendimtar nga Bashkimi Evropian. “Ministrat e jashtëm të BE sapo kanë ndërmarrë hapin vendimtar duke e përcaktuar Trupat e Gardës Revolucionare si një organizatë terroriste. Çdo regjim që vret popullin e vet po punon drejt shkatërrimit të vet”, shkruante Kallas. Ky vendim është masa e fundit dhe më e ashpër që BE ka marrë ndaj regjimit iranian, duke dërguar...
Burimi:
syri.net