“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

Bashkimi Europian ka reaguar me kujdes, por edhe me vendosmëri, pas tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga kërcënimet për Groenlandën. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja arriti t’i rezistojë presionit amerikan duke qëndruar e bashkuar, e fortë, por pa përshkallëzim. Ajo theksoi se Brukseli synon të thellojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë për sigurinë në Arktik, përfshirë investime në pajisje mbrojtëse të përshtatura për këtë rajon dhe ndërtimin e një akullthyese europiane. “Përtej investimeve, ne synojmë të thellojmë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë për sigurinë në Arktik. Duhet të përdorim rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen për pajisje të përshtatshme për Arktikun, si për shembull një akullthyese europiane, dhe të forcojmë marrëveshjet tona...