BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

Popullsia e Bashkimit Evropian pritet të arrijë kulmin në vitin 2026 me 453,3 milionë banorë, përpara se të hyjë në një rënie të zgjatur që do ta çojë në 419,5 milionë deri në vitin 2100. Të dhënat vijnë nga projeksionet më të fundit demografike të publikuara nga Eurostat. Sipas raportit, BE-ja do të ketë 27,3 milionë banorë më pak krahasuar me vitin 2022, i cili shërben si bazë për këtë përditësim. Megjithatë, ky skenar parashikon një kusht kyç: ardhjen e rreth 98 milionë migrantëve në shtetet anëtare deri në fund të shekullit. Italia dhe Polonia pritet të jenë vendet më të goditura në terma absolutë, duke humbur secila mbi 8 milionë banorë deri në vitin 2100. Ndërkohë, rëniet më të mëdha në përqindje parashikohen në...