BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

Pas një hetimi dyvjeçar ndaj TikTok, Komisioni Evropian gjeti se platforma e shpërndarjes së videove është në shkelje të rregulloreve të përmbajtjes online, duke e paralajmëruar kompaninë të ndryshojë veçoritë që krijojnë varësi në mënyrë që të mbrojë përdoruesit, veçanërisht fëmijët. “Për disa veçori TikTok duhet të ndërmarrë veprime dhe duhet të ndryshojë modelin e shërbimit të tyre në Evropë për të mbrojtur të miturit tanë”- u tha gazetarëve shefja e teknologjisë së BE-së, Henna Virkkunen. Komisioni Evropian tha se masat që ka marrë TikTok thjesht nuk janë të mjaftueshme. “Kompania nuk e vlerësoi siç duhet se si veçoritë e saj që krijojnë varësi që mund të dëmtojnë përdoruesit dhe nuk zbatoi masa efektive për të zbutur rreziqe të tilla”- tha zëdhënësi Thomas Regnier duke...