Batutat në Grammy’s, Trump kërcënon me gjyq prezantuesin: Ceremoni mbeturinë që ndot valët e transmetimit

Batutat në Grammy’s, Trump kërcënon me gjyq prezantuesin: Ceremoni mbeturinë që ndot valët e transmetimit

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër folësit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, ku disa artistë u shprehen kundër politikave të autoriteteve për goditjet ndaj emigracionit. Trump gjithashtu kërcënoi se do të padisë prezantuesin e Grammys Trevor Noah, për një shaka që ai bëri mbi lidhjet e supozuara të presidentit me biznesmenin pedofil Jeffrey Epstein. Noah e talli disa herë Trumpin gjatë gjithë ceremonisë dhe përpara se të shpallej fituesi i “Këngës së Vitit”, ai tha: “Eshtë një Grammy që çdo artist e dëshiron pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën, gjë që bën sens sepse ishulli i Epsteinit është zhdukur, ai ka nevojë për një të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton.” Në një postim në rrjetin social Truth Social, pas ceremonisë...