Bashkimi Evropian miraton kredinë 90 miliardë euro për Ukrainën
Bashkimi Evropian ka dhënë miratimin paraprak për një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, një mbështetje financiare që konsiderohet jetike për Kievin, ndërsa paralelisht është rifilluar edhe furnizimi me naftë përmes tubacionit Druzhba. Sipas raportimeve, Ukraina ka nisur sërish pompimin e naftës ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë, duke i dhënë fund një bllokimi disa mujor që kishte ndikuar drejtpërdrejt në miratimin e financimit nga BE-ja. Vendimi për kredinë pritet të formalizohet përfundimisht në ditët në vijim, ndërsa ai vjen së bashku me një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Bllokimi ishte shkaktuar pjesërisht nga vetoja e Hungarisë, pasi kryeministri Viktor Orbán kishte kushtëzuar miratimin e fondeve me rifillimin e furnizimeve me naftë. Pas riparimeve të përfunduara nga pala ukrainase, tranziti i naftës ka rifilluar,...
Burimi:
javanews.al