Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës
foto ilustruese BRUKSEL- Nga BE njoftohet se janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar si “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri të Kosovës”. Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar fondet për disa projekte, por shumë të tilla mbesin akoma të bllokuara. Lajmin e bëri të ditur Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, pas një letre zyrtare që ka pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Sipas letrës së publikuar nga Bislimi, janë liruar mjetet financiare për katër projekte si rrjedhojë e asaj që është vlerësuar “transferim i duhur i pushtetit lokal në veri”,...