Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të arritur mes Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe qeverive anëtarë në fund të vitit të kaluar. Vendimi vjen gati katër vjet pas nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë. Ndërsa ministrat miratuan zyrtarisht masën në Bruksel, aktivistë të organizatës Greenpeace në Belgjikë protestuan përpara selisë së Këshillit të BE-së, duke kundërshtuar planet për të zëvendësuar gazin rus me importe nga Shtetet e Bashkuara dhe kritikuar  varësinë e Europës nga lëndët djegëse fosile të importuara nga regjime autoritare. Sipas Greenpeace, mesatarisht dy deri në tre cisterna me gaz të lëngshëm nga SHBA mbërrijnë çdo ditë në Evropë. Organizata mjedisore paralajmëron se BE-ja rrezikon të krijojë varësi...