Babai e harroi në makinë dhe shkoj në punë, 2-vjeçarja në Spanjë gjen vdekjen nga temperaturat ekstreme
Një ngjarje tragjike ka tronditur Spanjën, ku një vajzë dyvjeçare humbi jetën pasi u la aksidentalisht për disa orë në makinën e babait të saj, mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Ngjarja ndodhi në qytetin Brión, në rajonin e Galicias, në veriperëndim të Spanjës. Sipas mediave spanjolle, babai i fëmijës kishte çuar mëngjesin e së mërkurës fëmijën tjetër në shkollë dhe më pas duhej të dërgonte vajzën e vogël në çerdhe, por u shpërqendrua nga një telefonatë dhe shkoi direkt në punë, duke harruar foshnjën në automjet. Temperaturat e larta dhe qëndrimi për disa orë brenda makinës rezultuan fatale për vogëlushen, e cila pësoi arrest kardiak. Alarmi u dha pasdite, kur nëna shkoi ta merrte vajzën në çerdhe rreth orës 15:00 dhe u...
Burimi:
vizionplus.tv