Axios: Përshkallëzimi mes SHBA-së dhe Iranit mund të zgjasë një muaj
90 objektiva ushtarake të Iranit kanë goditur forcat amerikane në natën e dytë të sulmeve të ripërtërira kundër Republikës Islamike. Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri të ditur se sulmet e dy ditëve të fundit në pesë provinca të vendit kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe 78 të plagosur. Në shenjë hakmarrjeje, rojet revolucionare shënjestruan me dronë kamikazë një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Kuvajt, një sistem paralajmërimi të hershëm në Katar dhe depo karburanti në Bahrein. Ato deklaruan se “nëse agresioni përsëritet, përgjigjja jonë dërrmuese do të shtrihet edhe ndaj bazave të tjera amerikane në rajon.” Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociatori i Iranit me SHBA-në, tha se Amerika “ende nuk e ka kuptuar se bullizmi dhe shkelja e premtimeve nuk do të mbeten pa kosto”....
Burimi:
javanews.al