Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”
Udhëtimi i Donald Trump nga SHBA drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pësoi një vonesë të shkurtër, pasi avioni i tij, Air Force One, u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të një “problemi të vogël elektrik” të konstatuar pak pas ngritjes. Kjo bëri që Presidenti amerikan të nisej me një avion alternativ të Forcave Ajrore të SHBA-së. Avioni presidencial, i njohur tradicionalisht si Air Force One kur në bord ndodhet presidenti, u ul për arsye sigurie në Joint Base Andreës, në shtetin e Maryland-it, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë. Trump më pas ndërroi avion, duke hipur në një Boeing C-32, i cili zakonisht përdor një tjetër emërtim: Air Force Tëo. Por çfarë do të thotë Air...
Burimi:
javanews.al