Avionët luftarakë F-35, Trump shqyrton mundësinë e shitjes në Turqi: Premtoj se nuk do të përdoren kundër Izraelit

Avionët luftarakë F-35, Trump shqyrton mundësinë e shitjes në Turqi: Premtoj se nuk do të përdoren kundër Izraelit

Shtetet e Bashkuara po e “shqyrtojnë shumë seriozisht” mundësinë e shitjes së avionëve luftarakë F-35 Turqisë, deklaroi Donald Trump gjatë një konference për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Kur e njëjta pyetje iu drejtua Netanyahut, Trump ndërhyri duke u përgjigjur vetë. “Premtoj se këta avionë nuk do të përdoren kurrë kundër Izraelit”, tha ai. Sipas mediave, Turqia u përjashtua nga programi F-35 pas blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400. Që atëherë, Ankaraja ka kërkuar rikthimin në program, megjithatë vendimi nuk varet vetëm nga presidenti amerikan, por edhe nga Kongresi dhe partnerët e tjerë të programit. Nga ana tjetër, Izraeli ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj mundësisë së shitjes së avionëve luftarakë Turqisë. Top Channel