Avionë privatë, çanta firmato dhe supermakina/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

Avionë privatë, çanta firmato dhe supermakina/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

Ndërsa Irani po përjeton një nga shtypjet më të përgjakshme të protestave anti-regjim, bijtë dhe bijat e elitës sunduese vazhdojnë të ekspozojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim të madh publik. Fëmijët e klerikëve të lartë, ministrave dhe shefave të sigurisë, të njohur në Iran si aghazadeh, shfaqen duke pozuar me çanta firmato, supermakina, jahte dhe avionë privatë, ndërsa mijëra iranianë të zakonshëm përballen me dhunë, arrestime masive dhe vdekje. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, dhjetëra mijëra persona janë arrestuar dhe mijëra të tjerë janë vrarë gjatë shtypjes së protestave. Autoritetet iraniane pranojnë të paktën 5,000 viktima, ndërsa burime të pavarura e çojnë shifrën deri në mbi 16,000 të vdekur. Një nga figurat që ka shkaktuar reagime të forta...