“Ata do na sulmonin, ne vepruam të parët”/ Çfarë u diskutua në takimin Trump-Merz

“Ata do na sulmonin, ne vepruam të parët”/ Çfarë u diskutua në takimin Trump-Merz

Në një deklaratë nga Zyra Ovale ku priti në takim kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidenti Donald Trump kundërshtoi pretendimet se planet e Izraelit për të sulmuar Iranin e shtynë SHBA-në të ndërmerrte goditje ushtarake. Ai tha se, përkundrazi, mund të ketë qenë SHBA që e ka detyruar Izraelin të veprojë. “Ata do të sulmonin nëse ne nuk do ta bënim. Do të sulmonin të parët, unë isha i bindur për këtë,” deklaroi Trump. Ndër të tjera, presidenti i SHBA-së deklaroi se “skenari më i keq” për Iranin do të ishte që pushtetin ta merrte “dikush po aq i keq sa personi i mëparshëm”. “Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që të ndodhë. Do të donim të shihnim dikë që t’ua kthejë vendin njerëzve dhe pastaj...