Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…
Një analizë e publikuar nga Corriere della Sera trajton përdorimin e vazhdueshëm të raketave nga Irani dhe pasojat e tij strategjike për rajonin dhe SHBA-Izrael. Shpjegohet se si Gardistët Revolucionarë iranianë kanë ulur frekuencën e sulmeve, por vazhdojnë të godasin objektiva me vlerë, duke përdorur baza të thella dhe sisteme të shpërndara për të mbrojtur arsenalet e tyre. Lufta me raketat dhe kureshtja për “stokun” e tyre vazhdon. Irani po i përdor raketat, por nuk ka siguri se sa ka ende në dispozicion. E njëjta dilemë ekziston edhe për dy shtetet aleate Izrael-SHBA, ku ka versione të ndryshme mbi kapacitetet reale. Lajmet nga fronti tregojnë se Gardistët Revolucionarë iranianë kanë ulur frekuencën e lançimeve të dronëve apo raketave krahasuar me fazën e parë të konfliktit: afro 12...
Burimi:
javanews.al