“Arrini marrëveshje me SHBA-në, Trump: Kuba një shtet i dështuar

“Arrini marrëveshje me SHBA-në, Trump: Kuba një shtet i dështuar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti Kubën  një “shtet të dështuar” dhe i bëri thirrje Havanës të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, megjithëse hodhi poshtë mundësinë e një operacioni amerikan për të përmbysur qeverinë kubaneze. “Kuba është një shtet i dështuar tani”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One. Në të njëjtën kohë, republikani shtoi se SHBA-të po flasin me Kubën “pikërisht tani”, duke shpjeguar se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio,  ka marrë përsipër bisedimet. “Ata duhet patjetër të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump. “Do të shohim si do të shkojë. Por ne dhe Kuba po flasim. Ndërkohë, ka një embargo, nuk ka naftë, nuk ka para”, vazhdoi ai. Megjithatë, kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë një operacion ushtarak në...