Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU/CSU dhe SPD, kanë arritur një kompromis për zbatimin e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit-GEAS-, me qëllim kufizimin e emigracionit të paligjshëm dhe përshpejtimin e procedurave të azilit. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes ka të bëjë me të ashtuquajturat “raste të Dublinit”, apo azilkërkuesit që janë regjistruar ose kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të BE-së. Këta persona mund të mbahen deri në tre muaj në qendra të posaçme azili, me qëllim lehtësimin e kthimeve dhe parandalimin e zhdukjes së tyre para deportimit. Vendimi për hapjen e këtyre qendrave u lihet lëndëve federale dhe kërkon gjithashtu miratimin e Bundesratit, apo dhomës së përfaqësimit të lëndëve. Masat e reja nuk do të zbatohen në mënyrë të njëjtë...