Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro

Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro

Një punonjëse 26-vjeçare e një kompanie ajrore tajlandeze është arrestuar në Australi, pasi dyshohet se tentoi të fuste në vend më shumë se 1 kilogram heroinë, me një vlerë rreth 500 mijë dollarë australianë (afërsisht 302 mijë euro). Sipas Policisë Federale Australiane (AFP), e reja ishte në detyrë në bordin e një fluturimi ndërkombëtar kur mbërriti të enjten në aeroportin e Melburnit. Ajo ngjalli dyshime gjatë kontrollit të bagazheve dhe, pas një skanimi me rreze X dhe kontrolleve të mëtejshme, efektivët zbuluan një pluhur të bardhë të fshehur në astarin e 12 çantave të saj. Testet paraprake treguan se bëhej fjalë për heroinë. 26-vjeçarja është akuzuar për importim dhe posedim të drogës. Sipas autoriteteve australiane, këto vepra penale dënohen me deri në 25 vite burg....