Arrestohet në Kaliforni këngëtarja e njohur Britney Spears

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja e njohur Britney Spears

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar në California, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane. Sipas të dhënave zyrtare, ajo u arrestua nga California Highway Patrol rreth orës 21:30 me orën lokale (05:30 GMT) të mërkurën. Spears u lirua në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe pritet të paraqitet në Ventura County Superior Court më 4 maj. Dokumentet e gjykatës nuk e specifikojnë arsyen e arrestimit të këngëtares, ndërsa nuk ka ende detaje të tjera zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes. Top Channel