Arrestohen 15 persona në Holandë, postonin për ISIS në TikTok

Arrestohen 15 persona në Holandë, postonin për ISIS në TikTok

Policia holandeze  arrestoi pesëmbëdhjetë vetë të dyshuar për përhapje propagande të “Shtetit Islamik” (ISIS) në TikTok. Bastisje pati në të gjithë Holandën. Prokuroria holandeze tha se 15 të dyshuarit po përpiqeshin përmes propagandës së ISIS të “nxisnin të tjerët të kryenin krime terroriste”. Po ashtu ata bënin thirrje për t’u bashkuar me grupin terrorist islamist, dhe i thurnin lavde idesë së “martirizimit”. Disa nga postimet janë parë më shumë se 100,000 herë, thanë autoritetet holandeze. Arrestimet ishin rezultati i një hetimi mbarëkombëtar që nisi policia holandeze lidhur me një llogari në TikTok që përhapte propagandë të ISIS-it me titra në holandisht. “Glorifiikimi dhe përhapja e propagandës dëmton ndjeshëm sigurinë publike”, thanë prokurorët, duke theksuar se publikimi i propagandës së “Shtetit Islamik” përbën vepër penale. Ç’janë të arrestuarit? Të...