Arrestimin i Maduros me urdhër të Trump, Kina përballet me rrezik dhe pasiguri, alarm për Tajvanin

Arrestimin i Maduros me urdhër të Trump, Kina përballet me rrezik dhe pasiguri, alarm për Tajvanin

Një operacion i befasishëm amerikan kundër presidentit venezuelian Nicolás Maduro ka tronditur jo vetëm Karakasin, por edhe Pekinin. Bastisja e urdhëruar nga Donald Trump për të marrë nën kontroll dhjetëra milionë fuçi naftë venezueliane ka krijuar kaos politik, duke vënë në pikëpyetje investimet mbi 100 miliardë dollarë që Kina ka derdhur në këtë vend gjatë dy dekadave. Vetëm pak orë para aksionit, Maduro e quante homologun Xi Jinping “vëlla të madh” dhe lavdëronte partneritetin strategjik me Kinën. Pamjet e takimeve diplomatike u zëvendësuan shpejt nga fotografitë e liderit venezuelian në bordin e një anijeje amerikane, i lidhur me pranga simbol i kthesës dramatike të raportit SHBA–Venezuela. Pekini reagoi ashpër, duke dënuar lëvizjen e Uashingtonit ndaj një shteti sovran dhe duke akuzuar SHBA-të se po sillen...