Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

Arrestimi nga SHBA, reagon djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt! Babai im u rrëmbye, kërkoj solidaritet ndërkombëtar

Nicolás Maduro Guerra, djali i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, tha të hënën se babai i tij u “rrëmbye” nga Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për “solidaritet ndërkombëtar” me të në mënyrë që ai të mund të kthehet në vendin e Amerikës së Jugut.  Maduro Guerra i bëri këto deklarata gjatë seancës së inaugurimit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, e mbajtur dy ditë pasi Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u kapën në një operacion ushtarak amerikan në Karakas. Gjatë fjalimit të tij, Maduro Guerra tha se operacioni shkelte sovranitetin e Venezuelës dhe paralajmëroi se kjo mund të ndodhte në një vend tjetër.  “Nëse e normalizojmë rrëmbimin e një kreu shteti, asnjë vend nuk është i sigurt. Sot është Venezuela, nesër mund të jetë çdo komb që refuzon të nënshtrohet. Ky nuk është një...