Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA
Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër vendit të Amerikës së Jugut. Dokumenti, i datës së shtunë, është nënshkruar nga presidenti i rrëzuar Nicolás Maduro, i cili u kap nga forcat ushtarake amerikane dhe aktualisht është i burgosur në Nju Jork. “Agjencitë policore kombëtare, shtetërore dhe bashkiake duhet të ndërmarrin menjëherë kërkimin dhe kapjen në të gjithë territorin kombëtar të çdo personi të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e sulmit të armatosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës (…) me qëllim ndjekjen penale të tyre”, thuhet në tekst, të miratuar nga...
Burimi:
opinion.al