Arrestimi i Maduros, Trump: Kemi përgatitur një valë tjetër sulmesh ndaj Venezuelës

Arrestimi i Maduros, Trump: Kemi përgatitur një valë tjetër sulmesh ndaj Venezuelës

Donald Trump SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një konferencë për shtyp se presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në Nju Jork për t’u përballur me drejtësinë amerikane për akuza që lidhen me trafik droge. Trump foli gjithashtu edhe për operacionin ushtarak të zhvilluar gjatë natës në Venezuelë, duke e cilësuar ndërhyrjen në Karakas si një “sulm spektakolar”, të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore. Donald Trump: Ishte aksioni me i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemrës të Karakasit. “çekiçi i Mesnatës” u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa as një gabim gjatë ekzekutimin. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë. Kemi përgatitur dhe një valë tjetër sulmesh ndaj...