Arrestimi i Maduros, Trump dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, çfarë u diskutua mes dy liderëve

Arrestimi i Maduros, Trump dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, çfarë u diskutua mes dy liderëve

Zhvillimet e shpejta në Venezuelë ishin në qendër të bisedës telefonike midis Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan. Të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi situatën e re që është krijuar pas bombardimeve amerikane dhe arrestimit të Nicolas Maduros . Trump dhe Erdogan nënvizuan nevojën për të shmangur paqëndrueshmërinë në vendin e Amerikës Latine, sipas asaj që raporton presidenca turke në postimet e saj në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, u diskutua forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. “Çdo sulm ndaj sovranitetit të popullit dhe çdo shkelje e së drejtës ndërkombëtare do të krijojë ndërlikime serioze brenda rendit ndërkombëtar”, i tha Erdogan Trumpit. “Presidenti Erdogan foli në telefon me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ata diskutuan marrëdhëniet...