Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se ushtria e SHBA-së është e gatshme të zbatojë çfarëdo vendimi që merr presidenti Donald Trump lidhur me Iranin, për të parandaluar që Teherani të vijojë më tej aftësitë e tij bërthamore. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, ku Trump i kërkoi Hegsethit të komentonte situatën – me një forcë të madhe ushtarake amerikane të grumbulluar në rajon – ai tha se “ata nuk duhet të rrisin kapacitetet bërthamore. Ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë çfarëdo që ky president pret nga Departamenti i Luftës (War Department),” duke iu referuar emërtimit jozyrtar që administrata Trump i ka vënë Departamentit të Mbrojtjes. Zyrtarë amerikanë thanë se Trump po shqyrton opsionet, por ende nuk ka vendosur nëse do të...