Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare
Para ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, situata në Arktik ishte e qartë: nga njëra anë Rusia, që kontrollon rreth gjysmën e bregdetit, dhe nga ana tjetër shtatë vendet perëndimore që kanë dalje në zonën polare, SHBA, Kanada, Norvegji, Finlandë, Suedi, Danimarkë (përmes Groenlandës) dhe Islandë. Këto tetë vende themeluan Këshillin e Arktikut në 1996, kryesisht për të mbrojtur mjedisin, por shpejt interesat u fokusuan te burimet natyrore nën akull: rreth 70% e rezervave të papërdorura të naftës dhe gazit në botë. Trump ndryshoi strategjinë amerikane pas Luftës së Ftohtë, duke mos u mbështetur tek aleatët perëndimorë. Ai e bëri të qartë se SHBA-ja duhet të veprojë vetë, duke rritur tensionin me Kanadanë për qasje të lirë në “Kalimin e Veriut perëndimor”, që...
Burimi:
javanews.al