Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

Një anije tregtare u dëmtua nga një raktetë e paidentifikuar ndërsa lundronte 23 milje detare në verilindje të Dohas, Katar. Incidenti shkaktoi një zjarr të vogël, i cili u shua teksa nuk u raportuan viktima. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar se nga kush u lëshua raketa. Ndërkohë vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Iranit do të kenë vështirësi në kalimin e Ngushticës së Hormuzit. Paralajmërimi erdhi nga Koloneli Akrami Nia, zëdhënës i ushtrisë së Republikës Islamike, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. “Që tani e tutje, vendet që ndjekin Shtetet e Bashkuara në zbatimin e sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit me siguri do të përballen me vështirësi në kalimin e Ngushticës së Hormuzit”, tha ai. Nga ana tjetër Forcat Mbrojtëse të Izraelit vranë 10...