Anglia gati të çojë “offline” minorenët, hidhet në konsultim ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Anglia gati të çojë “offline” minorenët, hidhet në konsultim ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16-vjeç

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të nisë një konsultim mbi një ndalim të mundshëm të përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke ndjekur modelin australian. Edhe pse kryeministri britanik Keir Starmer fillimisht kundërshtoi një ndalim të përgjithshëm për fëmijët nën 16 vjeç, linja e qeverisë ka filluar të ndryshojë ditët e fundit, me ministrat që tani njoftojnë zyrtarisht nisjen e një konsultimi mbi një kuadër rregullator më të rreptë, raporton Sky News.  Konsultimi do të shqyrtojë, ndër të tjera, nëse pragu i pëlqimit dixhital duhet të rritet, si mund të përmirësohet saktësia e teknologjive të verifikimit të moshës dhe nëse veçoritë që përforcojnë sjelljet varësisë, të tilla si “vijat” dhe lëvizja pafund e përmbajtjes, duhet të hiqen ose të kufizohen.Lexo edhe...