Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!
Kongresmenia amerikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për operacionin ushtarak në Venezuelë, duke e cilësuar si një lëvizje të qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë të vendit. “Heqja e Maduro-s është një lëvizje e qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë venezueliane,” ka shkruar ajo në një postim X, duke shtuar se kjo do të shërbejë për “luftën e ardhshme të qartë për ndryshim regjimi në Iran”. Ajo akuzoi Trump për standarde të dyfishta, duke ngritur pyetjen: “Pse është e drejtë që Amerika të pushtojë, bombardojë dhe arrestojë një lider të huaj, ndërsa Rusia është e keqe nëse pushton Ukrainën dhe Kina është e keqe nëse sulmon Tajvanin? Është mirë vetëm nëse e bëjmë ne?” Greene shtoi se amerikanët janë të lodhur nga...