Analizë/ Opozita e Venezuelës brohoret, por Trump nuk duket i interesuar të bashkëpunojë me ta

Analizë/ Opozita e Venezuelës brohoret, por Trump nuk duket i interesuar të bashkëpunojë me ta

Në orët menjëherë pas bombardimit të Karakasit nga forcat amerikane dhe rrëmbimit të Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro dhe gruas së tij , opozita e rrethuar e Venezuelës ishte në ekstazë. “Venezuelanë, ora e lirisë ka mbërritur”, deklaroi María Corina Machado, udhëheqësja e lëvizjes opozitare të Venezuelës dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025. Por, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu mungesë besimi tek Machado dhe sugjeroi që ai do të bashkëpunonte me besniken e Maduros, Delcy Rodríguez, kanalet zyrtare të opozitës heshtën për pjesën më të madhe të ditës. Machado kishte bërë thirrje për instalimin e menjëhershëm të Edmundo González Urrutia si president dhe që ushtria venezueliane të mbështetej në të. Shumica e qeverive perëndimore e konsiderojnë Gonzálezin si fituesin legjitim të zgjedhjeve...