Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Ngushtica e Hormuzit nuk kishte mbetur kurrë e mbyllur më parë, jo për një periudhë kaq të gjatë dhe as në një masë kaq pranë bllokimit total të trafikut detar. Një situatë e tillë nuk ndodhi as gjatë dy krizave të mëdha të naftës të shekullit të kaluar, përfshirë atë të lidhur me Revolucionin Iranian të vitit 1979. Ajo nuk ndodhi as në vitet e fundit të konfliktit të gjatë midis Bagdadit dhe Teheranit, kur të dyja palët u përfshinë në atë që historia e njeh si “lufta e cisternave”. Qindra anije u vunë në shënjestër në atë periudhë: Iraku sulmonte cisternat iraniane, ndërsa Irani godiste anijet e regjimit të Saddam Husseinit, por edhe ato të Kuvajtit apo Arabisë Saudite. Në vitin 1987 ndërhynë Shtetet...