ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?
Estonia po shtyn përpara idenë që ushtarëve rusë që kanë luftuar kundër Ukrainës t’u ndalohet hyrja në Zonën Shengen, një hapësirë ku udhëtohet pa viza dhe e cila mbulon shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ideja, e paraqitur në një dokument të brendshëm për diskutim, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë dhe i cili iu shpërnda kryeqyteteve të BE-së në fund të janarit, u diskutua shkurtimisht kur ministrat e Jashtëm të bllokut evropian u takuan në Bruksel më 29 janar. Sipas zyrtarëve të BE-së, të cilët folën me REL-in në kushte anonimiteti, ideja u prit pozitivisht nga shtetet anëtare që morën fjalën dhe pati një pajtim të përgjithshëm se puna për këtë dokument do të vazhdojë me ekspertë të çështjeve të...
Burimi:
javanews.al