Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet të themelojë në Davos një “Bord të Paqes” (Board of Peace) për Gazën. Sipas një analize të gazetës britanike “Financial Times”, kjo organizatë e re po shihet si një rivale e drejtpërdrejtë e OKB-së dhe një mjet për të riformatuar rendin botëror sipas interesave të Uashingtonit. Në listën e anëtarëve nismëtarë, të cilën Trump pritet ta bëjë publike të enjten, bëhet fjalë për një përzierje të pazakontë liderësh. Aty janë: gjashtë monarkë dhe tre ish-aparatçikë sovjetikë (përfshirë udhëheqësit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Uzbekistanit). Pastaj regjime ushtarake dhe liderë nën akuzë, si diktatori rus Vlladimir Putin, ose nën hetime si kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Trump e ka cilësuar këtë si “bordin më prestigjioz të formuar ndonjëherë”, duke pranuar se...
Burimi:
javanews.al