Analiza: A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?

Analiza: A po kryen punë bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit?

Për të ushtruar trysni ndaj Iranit për pranimin e një marrëveshjeje për paqe, Shtetet e Bashkuara e vendosën më 13 prill një bllokadë detare ndaj porteve dhe anijeve të vendit të Lindjes së Mesme. Derisa bllokada e ka rritur trysninë mbi ekonominë tashmë të dëmtuar të Iranit, ajo nuk ka arritur deri tani ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime për t’i dhënë fund luftës që nisi para rreth dy muajve, thonë ekspertët. Irani nuk po pranon të ulet në tryezën e bisedimeve pa u hequr bllokada detare nga SHBA-ja, qëllimi i të cilës është t’ia ndalë Teheranit të ardhurat fitimprurëse nga nafta. Uashingtoni ka këmbëngulur se bllokada do të përfundojë vetëm kur të nënshkruhet një marrëveshje paqeje. Kjo bllokadë amerikane erdhi si përgjigje ndaj vendimit të...