Amerikanët nuk blejnë më makina gjermane/ Analiza: Rënie e ndjeshme e eksporteve nga Gjermania në SHBA
Eksportet e Gjermanisë në SHBA – kryesisht të automjeteve dhe të pjesëve të makinave – u tkurrën vitin e kaluar ndjeshëm. Tani partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë është sërish Kina. Politika doganore e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ndikuar fort tek eksportuesit gjermanë të mësuar me suksese. Sipas Entit Federal gjerman të Statistikave eksportet e mallrave “Made in Germany” për në SHBA ranë vitin e kaluar me 9.4 përqind, një pakësim ky i ndjeshëm. Kurse importet nga Shtetet e Bashkuara, në Gjermani u rritën me 2.2 përqind. Nga janari deri në nëntor 2025 eksportet gjermane në SHBA kapën një vlerë prej në 135.8 miliardë euro, kurse ato nga SHBA në Gjermani ishin 86.9 miliardë euro. Suficiti i eksporteve gjermane është zvogëluar Në...
Burimi:
top-channel.tv