Ambasada e SHBA-së në Bagdad thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni sa më shpejt nga Iraku

Ambasada e SHBA-së në Bagdad thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni sa më shpejt nga Iraku

Ambasada e SHBA-së në Bagdad u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Iraku të largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se qytetarët amerikanë duhet të planifikojnë largimin e tyre menjëherë, duke ndjekur zhvillimet e sigurisë në terren dhe duke marrë masa paraprake për udhëtim të sigurt. Për ata që nuk mund të largohen menjëherë, u rekomandohet të strehohen në vend dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa kushtet “të jenë të sigurta për t’u larguar”. Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, ndërsa autoritetet amerikane po monitorojnë nga afër situatën e sigurisë. Top Channel