Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Rusia mund të dislokojë forcat e saj detare për të penguar sekuestrimin e anijeve ruse nga fuqitë europiane dhe se Moska mund të hakmerret ndaj anijeve europiane nëse ato konfiskohen. Deklaratat janë bërë nga Nikolai Patrushev, këshilltar i Kremlinit dhe kryetar i Bordit Detar të Rusisë, i cili citohet të ketë thënë se Perëndimi po shkon drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm në det. Shtetet perëndimore kanë vendosur mbi 30 mijë sanksione ndaj Rusisë, me synimin për ta shkëputur nga tregtia globale dhe për të dobësuar financat e saj, si pasojë e luftës në Ukraine. Po ashtu, ato kanë tentuar të bllokojnë cisterna nafte të dyshuara se transportojnë naftë ruse. Në janar, Shtetet e...