Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër! Projekti hyn në fazën e financimit

Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër! Projekti hyn në fazën e financimit

Albin Kurti-projekti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë është në priotetet e madatit të ri qeveritar, 4-vjeçar. Gjatë prezantimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kurti njoftoi prioritet, mes tyre edhe ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë-Shkodër. “Në mandatin e ri do të fillojmë më ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë – Shkodër në kuadër të asaj Prishtinë – Durrës, dhe do të projektojmë linjën hekurudhore që lidh Prizrenin e Ferizajn me Gjilanin dhe Bujanocin”, tha Kurti. Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën, duket se është në prioritet e dy qeverive, pasi afatet e ndërtimit të hekurudhës përputhen edhe me planet shqiptare. Pak muaj më parë, Hekurudha Shqiptare njoftoi se punimet për ndërtimin...