Alarmi nga Pentagoni, SHBA po harxhon shumicën e raketave Tomahawk në Iran

Alarmi nga Pentagoni, SHBA po harxhon shumicën e raketave Tomahawk në Iran

Ushtria amerikane ka qëlluar më shumë se 850 raketa lundruese Tomahawk në katër javë lufte me Iranin, duke i ezauruar armët precize me një ritëm që ka alarmuar disa zyrtarë të Pentagonit dhe ka nxitur diskutime të brendshme se si të bëhen më të disponueshme, thekson Washington Post. Raketat, të cilat mund të lëshohen nga anijet luftarake dhe nëndetëset e Marinës, kanë qenë një element kryesor i sulmeve ushtarake amerikane që kur u përdorën për herë të parë në luftime në vitin 1991 gjatë Luftës së Gjirit Persik. Por vetëm disa qindra prodhohen çdo vit, që do të thotë se furnizimi global është i kufizuar. Pentagoni nuk e zbulon publikisht se sa raketa ka në inventarin e tij në çdo kohë. Tomahawk-ët vlerësohen pjesërisht sepse...