Alarm në ujërat e Katarit, goditet me predhë një anije mallrash

Alarm në ujërat e Katarit, goditet me predhë një anije mallrash

Një anije mallrash raportoi se u godit nga një predhë e panjohur teksa lundronte 23 milje detare në verilindje të Dohas, në Katar, njoftoi të dielën Organizata e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Sipas autoriteteve, incidenti shkaktoi një zjarr të vogël në bord, i cili u vu shpejt nën kontroll. Kapiteni i anijes raportoi se nuk pati viktima dhe as dëme në mjedis. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën e raketës, ndërsa anijet që ndodhen në zonë janë këshilluar të lundrojnë me kujdes. UKMTO WARNING 056-26 Click here to read the full warning⤵️https://t.co/0ThS8IAqmj#MaritimeSecurity #MarSec pic.twitter.com/1vCkno9nu6 — UKMTO Operations Centre (@UK_MTO) May 10, 2026